• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Shkëlqim Vladit në pikëpyetje, agjenti mohon spekulimet për kërkesën e largimit nga Lugano

23/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FC Lugano ka bëri bujë me transferimin e sulmuesit gjerman Kevin Behrens, jo vetëm për nivelin e tij sportiv, por edhe për pasojat që mund të ketë në brendësi të ekipit. Një nga lojtarët që mund të ndjejë më së shumti efektin e këtij transferimi sipas mediave në Zvicër, është sulmuesi kosovar Shkëlqim Vladi.

Sipas deklaratave të shefit sportiv të Luganos, Sebastian Pelzer, për median zvicerane “Blick”, Vladi dhe përfaqësuesi i tij kishin kërkuar një largim të mundshëm nga klubi, me klubin që kishte dhënë dritën jeshile. Madje, Pelzer zbuloi se një transferim i mundshëm ka dështuar kohët e fundit. “Jemi në bisedime me lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të sjellin javët e ardhshme,” deklaroi ai.

Por këto deklarata janë kundërshtuar publikisht nga agjenti i Vladit, Baykal Bellusci. Në një reagim për të njëjtin medium, ai ka theksuar se as ai dhe as lojtari nuk kanë kërkuar ndonjëherë largimin nga Lugano. “Është e vërtetë që po kërkojmë një zgjidhje për të, për shkak të konkurrencës së lartë në repartin e sulmit dhe mungesës së perspektivës për minuta loje. Por as unë, e as Vladi, nuk kemi shprehur ndonjëherë dëshirën për të larguar nga Lugano. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë moment,” tha Bellusci.

Vladi, 24 vjeç, i lindur në Thun të Zvicrës dhe me origjinë nga Kosova, iu bashkua Luganos në vitin 2023 nga Aarau. Që prej atëherë ka zhvilluar 76 ndeshje zyrtare me klubin dhe ka shënuar 16 gola. Sezoni i fundit nuk ishte ndër më të mirët për të, pasi regjistroi vetëm katër gola në kampionat – një bilanc që nuk i përmbushi pritshmëritë. Së fundmi, është përfolur edhe një interesim nga FC St. Gallen për shërbimet e tij.

E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa Lugano duket se ka nisur të bëjë lëvizje të mëdha për të forcuar ofensivën, çka e vendos Vladin në një pozitë delikate për sezonin e ardhshëm.

Next Post

Calhanoglu rikthehet dhe shuan zërat e merkatos: Qëndroj në Milano, Lautaro-n do ta përqafoj!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.