Saturday, 9. May 2026
Sport

Iu premtua shiriti i kapitenit dhe numri 10, por iu dhanë tjetërkujt, Fetahaj, paralajmëron largimin nga Liria

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ka plasur te Liria ende pa nisur sezoni në Ligën e Parë. Përforcimet e mëdha, dhe fitoret në miqësore duket se e kthyen në binarë klubin prizrenas, por problemet sa kanë filluar te ekipi buzë Lumbardhit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Liridon Fetahaj, i rikthyer në klub duke qenë te Suhareka për dy vjetët e fundit, ka falënderuar tifozët prizrenas “Arpagjikët” duke shtuar se “nuk ishte e shkruar”.

Porosia nënkupton pakënaqësinë e futbollistit që u kthye me bujë te Liria, përderisa nga burimet brenda lojtarit dhe klubit, siç mëson Tëvë1, kanë të bëjnë me premtimet e klubit kundrejt lojtarit, e të cilat nuk janë mbajtur.

Shiriti i kapitenit dhe numri 10 i ishin premtuar Fetahajt, ndërsa televizioni mëson se drejtuesit e skuadrës këto ia kanë dhënë futbollistit tjetër Fitim Susuri, që po ashtu u rikthye në klub.

Ende nuk ka një njoftim nga klubi dhe se situata e tillë mund të ndikojë në atmosferën e skuadrës, pak javë para se të nis fillimi i sezonit me ekipin që synim ka rikthimin në Superligë.

Teilen: