Saturday, 9. May 2026
Sport

Euro 2025/ Kombëtarja italiane e femrave pritet nga Mattarella në Quirinale

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Euro 2025 ishte një sukses për kombëtaren e futbollit për femra të Italisë, e cila u eliminua në gjysmëfinale përballë kampioineve në fuqi, Anglia.

Fakti që vajzat “e kaltra” u kualifikuan për herë të parë mes katër më të mirave të Europës për herë të parë pas 28 vitesh ishte një motiv më shumë se i vlefshëm për presidentin italian që të priste heroinat e stërvitura nga Soncin.

“Unë ndoqa çdo ndeshje. Ju fituat gjithsesi dhe shkruat një faqe në historinë e sportit”, tha Mattarella. Ndërsa kapitenia e Italisë, Girelli, në fjalën e saj tha: “Futbolli i femrave në Itali nuk mjaftohet me këtë pozicion që morëm në Euro 2025. Ne meritojmë respekt dhe vizibilitet”.

Teilen: