Saturday, 9. May 2026
Sport

Natë e ekipeve shqiptare në Evropë, triumfon edhe kampionia Egnatia

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e elitës së futbollit të Shqipërisë, Egnatia, ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Egnatia fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te skuadra bjelloruse, Dinamo Minsk, në ndeshjen që u zhvillua në terren neutral, përkatësisht në “Mezokovesdi Varosi Stadion” në Hungari.

Regi Lushkja realizoi në minutën e 29-të, ndërsa Soumaila Bakayoko një minutë para fundit, realizuan për fitoren e skuadrës së drejtuar nga trajneri Edlir Tetova.

Egnatia nëse kualifikohet në rrethin tjetër kualifikues ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Olimpija Lubjana – Inter d’Escaldes.

Teilen: