• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Efekti Modriç te Milani

25/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fillojnë shitjet e përgjithshme të biletave për tifozët e Milanit, për sezonin 2025-2026. Tashmë ekzistojnë 30,000 mbajtës biletash sezonale, dhe mbi 80% e tifozëve të hershëm, ata që kanë qenë në San Siro për të paktën pesë sezone, kanë rinovuar. Bum shitjesh të biletave midis tifozëve kuqezinj, sigurisht që ka patur efekt ardhja te Milani e Luka Modriç.

“San Siro” është tashmë pothuajse gjysmë i mbushur. Faza e parë e fushatës së shitjes së biletave sezonale të AC Milan është mbyllur me 30,000 abonime. Një vit më parë, ishin 40,000, dhe Milani synon ta arrijë këtë shifër duke nisur nga e premtja, kur fillojnë shitjet e përgjithshme. Ky është reagimi i tifozëve kuqezinj, edhe pse në një vit pa pjesëmarrje në kupat e evropës.

Pra shpirti i Milanit jeton edhe në kohë të vështira, e tifozët nuk e kanë braktisur ekipin. Pjesa tjetër do të varet nga tregu i transferimeve, Allegri dhe lojtarët, sidomos e klubit për t’i mbajtur lojtarët dhe tifozët të bashkuar. Por fakti i ditëve që u shitën më shumë bileta sezonale është interesant. Ardhja e Luka Modricit, solli shitjen e 1,500 biletave sezonale në 24 orë.

Tifozët e Milanit janë të tillë: nëse janë të paktën 30 vjeç, atëherë janë rritur midis kampionëve. Kur një fitues i Topit të Artë nënshkruan për Milanin, edhe nëse është 40 vjeç, ata përgjigjen. E më 17 gusht, të gjithë pritet të jenë në ndeshjen e Kupës, Milan-Bari. Gjashtë ditë më vonë, nis sezoni i Serisë A, me  Milan-Cremonese.

E për ta bërë skuadrën sa më të fortë, për të gjithë këta tifozë që nuk e braktisin kurrë Milanin, klubi kuqezi ka vendosur të rrisë ofertë fikse për Jasharin deri në 35 milionë euro. Dhe me Riccin si organizator, Ardon dhe Modric si mesfushorë, Allegri do të kishte një mesfushë të blinduar.

Kuqezinjtë nuk heqin dorë nga mbrojtësi i  Strasburgut, Guela Doué, për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. Ofera e parë e klubi francez ishte 30 milionë euro, por ditët e fundit ka zbritur deri në 20-22 milionë. Igli Tare dhe agjenti i Doué janë në kontakt të vazhdueshëm.

Next Post

Barça, Laporta: Marrëveshja UEFA-Superliga po afrohet gjithnjë e më shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.