• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi Prekazi prezantohet te Feronikeli, pas largimit nga Malisheva

25/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën.

Ai u rikthye te Nikli, pas dy viteve të kaluara te Malisheva, me të cilën dy herë u paraqit edhe në garat evropiane.

Prekazi rikthehet në Drenas, pasi gjatë periudhës së parë kishte luajtur për klubin e Niklit për dy sezone e gjysmë, nga vera e vitit 2017 deri më janar 2020, kur u transferua te Ballkani.

Feronikeli ’74 sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë, pasi sezonin e kaluar ra aty nga Superliga, si skuadra e fundit në tabelë me vetëm 15 pikë të tubuara në 36 ndeshje.

Gjatë karrierës së tij, Prekazi ka luajtur për disa klube të njohura në Kosovë, si Gjilani, Besa e Pejës, Hajvalia, Vushtrria, Trepça, Trepça ’89 e KEK-u.

Në karrierën e tij, Prekazi e ka fituar tri herë Superligën e Kosovës dhe dy herë Kupën e Kosovës.

Next Post

Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti shqiptar gati për hapin e madh në Kroaci

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.