Saturday, 9. May 2026
Sport

Tre të vdekur në garën Rally në Francë, vetura përplaset me shikuesit

GS 26/07/2025 1 Min. Lesezeit

Tre spektatorë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një aksident që ndodhi gjatë një gare rally në rajonin Puy-de-Dôme, Francë.

Policia franceze njoftoi se gjatë garës pranë qytetit Ambert, një nga veturat doli nga rruga dhe u përplas me një grup shikuesish. La të vdekur një 70-vjeçar, një 60 dhe një 44.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 në Les Cros, në komunën Saint-Just. Mjeti doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Një tjetër u transportua me helikopter në spitalin Clermont-Ferrand. Shoferi i makinës pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spitalin e Ambertit. Shtatë persona të tjerë pësuan shok, por nuk u lënduan”, bënë të ditur organizatorët.

Teilen: