Shqipëria në basketboll për djem mosha deri në 18 vjeç e ka mbyllur në vendin e pestë Kampionatin Europian, që u zhvillua në Tiranë dhe që erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në finalen për vendet 5-6 kuqezinjtë e Klaudio Ndojas janë hakmarrë ndaj Moldavisë, teksa kanë fituar me 22 pikë diferencë, 66-88. Një lojë e dominuar nga tanët, të cilët kanë fituar periodën e parë 18-14.
Në pushim janë në avantazhin e 9 pikëve diferencë, 40-31. Një avantazh që ka ardhur duke u thelluar, ndërsa në mbyllje të periodës së tretë kanë kryesuar me 18 pikë diferencë, 67-49.
Për ta mbyllur 88-66, ndërsa kjo ishte fitorja e katërt në gjashtë ndeshje për kuqezinjtë tanë. Nilo, Heba, Sinani, Deliallisi, Rushaj, Paloka, Leskoviku, Hadëri, Bilali, Kokonozi, Bagaviki, Zefi treguan se janë ekip me të ardhme. Përtej qëndrimit përsëri në Divizionin C.