Saturday, 9. May 2026
Sport

Drita eliminohet nga Champions, dorëzohet përballë Copenhagen

GS 29/07/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit është eliminuar nga Champions League në raundin e dytë pas përballjes së dyfishtë me danezët e Copenhagen.

Pas humbjes 2-0 një javë më parë në Danimarkë, gjilanasit janë mundur dhe në ndeshjen e kthimit të martën në mbrëmje, 0-1 në “Fadil Vokrri”, gol i  Cornelius në minuën e 43-të.

Drita në këtë sfidë luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 27-të pas përjashtimit të sulmuesit të krahut, Liridon Balaj.

Copenhagen kalon në raundin e tretë të Champions League, ndërsa Drita do të zbresë në Europa League ku në raundin e tretë do të përballet me humbsin e sfidës FCSB-Shkëndija.  

Teilen: