Saturday, 9. May 2026
Sport

Gjyqtarët Nuza e Bejtullahu delegohen nga UEFA

GS 30/07/2025 1 Min. Lesezeit

UEFA sërish u ka besuar gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në garat evropiane.

Këtë herë, UEFA ka deleguar Genc Nuzën e Mervan Bejtullahun, si gjyqtarë kryesorë në ndeshjet e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ka njoftuar FFK të mërkurën.

Nuzës i është besuar ndeshja Zilina – Rakoë, ku do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 20:30 në Sllovaki derisa Bejtullahu është caktuar për duelin Gyor – Pyunik që nis në orën 19:00 dhe zhvillohet në Hungari.

Asistentë të Bejtullahut në këtë ndeshje do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa kurse gjyqtar i katërt është Rrezart Hasanaj.

Teilen: