Saturday, 9. May 2026
Sport

Skuadrat shqiptare synojnë kalimin në rrethin e tretë

GS 31/07/2025 1 Min. Lesezeit

Tri skuadrat nga Shqipëria, Egnatia, Vllaznia e Dinamo City, do ti luajnë sot ndeshjet e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Si Egnatia ashtu edhe Vllaznia e Dinamo, kanë shënuar fitore javën e shkuar në duelet e para dhe tani synojnë ta ruajnë avantazhin për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia prej orës 21:00 e pret Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia” pas triumfit 2:0 javën e shkuar në Bjellorusi.

Dinamo luan në stadiumin “Elbasan Arena” prej orës 20:45 kundër ekipit nga Andorra, Escaldes, të cilin e mposhti në përballjen e parë me rezultatin 2:1.

Ndërkohë, edhe Vllaznia luan prej orës 20:45 por në Islandë ndaj Vikingurit, ekip që javën e shkuar e mposhti 2:1 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Teilen: