Saturday, 9. May 2026
Sport

Osmihen firmos për katër vjet me Galatasarayn

GS 01/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Victor Osmihen është prezantuar te skuadra e Galatasarayt të enjten mbrëma, pasi me sukses ka kaluar kontrollimet mjekësore.

Osmihen ka firmosur kontratë katërvjeçare me Galatasarayn dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në verën e vitit 2029.

Ai te Galatasaray është transferuar nga Napoli, ekip që e huazoi sezonin e shkuar te skuadra turke me të cilën fitoi titullin dhe kupën.

Për transferimin e plotë të Osimhenit, Galatasaray është pajtuar ti paguajë Napolit hiq më pak se 75 milionë euro dëmshpërblim dhe ekipi Italian ka ruajtur 10% të kartonit të tij për shitjen e ardhshme.

Osimhen te Galatasaray do të ketë pagë vjetore që shkon mbi 20 milionë euro, përfshirë këtu bonuset dhe të drejtat e imazhit.

Teilen: