Tuesday, 5. May 2026
Sport

Roma siguron Baileyn

GS 18/08/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Xhamajkës, Leon Bailey do të largohet nga Aston Villa për të vazhduar karrierën në Serie A të Italisë.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Bailey do ti bashkohet skuadrës së Romës.

Mësohet se Roma ka arritur marrëveshje me Aston Villan për transferimin e 28-vjeçarit, i cili gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizohet.

Roma do ta huazojë për një vit Baileyn dhe do të paguajë 3 milionë euro, ndërsa ka edhe opsionin e blerjes së tij verën tjetër për 22 milionë.

Teilen: