• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjilani barazon me Ballkanin në start të sezonit

18/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Gjilanit e ka nisur sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll, me barazim edhe pse ishte në epërsi ndaj Ballkanit.

Në xhiron e parë, Gjilani ka barazuar në shtëpi kundër Ballkanit, përkundër që synonte sezonin ta fillonte me fitore.

Të hënën, në duelin e luajtur në Gjilan, skuadrat luajtën 1:1, ku një gol u shënua në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të me anë të Almir Aganspahiq, i cili e kaloi në epërsi Gjilanin me golin e shënuar nga penalltia.

Megjithatë, Ballkani u kundërpërgjigj në pjesën e dytë nëpërmjet Marsel Ismailgecit, i cili shënoi gol fantastik në minutën e 66-të.

Përkundër tentimeve të dyja skuadrave deri në fund të takimit për të shënuar golin e fitores, ndeshja përfundoi baras ku si Gjilani ashtu edhe Ballkani e morën nga një pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri, i cili nisi në dielën.

Me këtë përballje, edhe u mbyll xhiroja e parë e sezonit të ri në Superligën e Kosovës, ku u arritën këto rezultate: Dukagjini – Prishtina 2:3, Ferizaj – Drita 1:0, Malisheva – Prishtina e Re 0:4 dhe Drenica – Llapi 0:0.

Next Post

Ligue 1 nis me rekord negativ, mungojnë golat dhe emocionet në javën e parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.