Tuesday, 5. May 2026
Sport

Bajrami nuk ftohet për duelin ndaj Brugget

GS 19/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Rangersit për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kampionëve kundër Brugget.

Bajrami nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje të rëndësishme që Rangersi e luan në shtëpi sot prej orës 21:00.

Në fakt, trajneri i Rangersit, Russell Martin e ka larguar Bajramin nga lista duke e zëvendësuar me ardhjen e re, mbrojtësin e krahut të majtë, Jayden Meghoma.

Ky vendim i trajnerit Martin ka ardhur pak ditë pasi Bajrami shkëlqeu në Kupën e Skocisë dhe shënoi gol fantastic në fitoren 4:2 ndaj Alloa Athletic.

Lënia e Bajramit jashtë ekipit ka hapur shumë spekulima për të ardhmen e tij te skuadra skoceze, të cilës iu bashkua vitin e shkuar nga Sassuolo dhe ka kontratë deri në vitin 2028.

Këtë sezon, Bajrami ka regjistruar 5 paraqitje për Rangersin në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.

Teilen: