Tuesday, 5. May 2026
Sport

Milani pa Leaon në ndeshjen e parë kampionale

GS 19/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Milanit do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen hapëse të sezonit 2025/26 në Serie A.

Sulmuesi Rafael Leao do të mungojë në duelin ndaj Cremoneses për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Barit, të cilën Milani e fitoi 2:0.

Leao shënoi gol ndaj Barit por u detyrua të largohet nga fusha për shkak të lëndimit, i cili do ta mbajë jashtë fushës për duelin e xhiros së parë këtë fundjavë.

Ndeshja Milan – Cremonese, luhet të shtunën mbrëma në stadiumin “San Siro”, ndërsa Leao pritet të jetë i gatshëm për përballjen kundër Lecces, që i takon xhiros së dytë të kampionatit italian.

Teilen: