Tuesday, 5. May 2026
Sport

“S’ka dorëzim”, tifozët qipriotë bëjnë skandal në Beograd, e shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

GS 20/08/2025 1 Min. Lesezeit

Një tjetër provokim i rëndë ndaj Kosovës ndodhi mbrëmë në ndeshjen e play-off-it të Champions League mes Crvena Zvezdës dhe Pafosit në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Tifozët qipriotë të klubit Pafos shfaqën një flamur të Serbisë mbi hartën e Kosovës me mbishkrimin provokues “S’ka dorëzim”.

Ky skandal vjen vetëm pak ditë pasi UEFA, përmes organit të Apelit, gjobiti Lech Poznanin dhe Partizanin për banerin e famëkeq “Kosova është Serbi”, transmeton Ina.

Kërkohet që UEFA të reagojë pa mëshirë dhe me dënime drakonike, për të ndaluar përsëritjen e provokimeve të tilla që vazhdimisht shënjestrojnë shtetin e Kosovës.

 

Teilen: