Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga figurat më të fuqishme dhe më me ndikim në skenën evropiane të futbollit.
Tani në rolin e tij pranë Milanit, drejtori shqiptar duket se është afër finalizimit të një tjetër transferimi të bujshëm.
Sipas raportimeve të fundit nga burime të afërta me klubin kuqezi, Tare është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit të njohur të Bayer Leverkusenit, Victor Boniface.
Ylli afrikan thuhet se ka pranuar ofertën e Milanit dhe aktualisht palët janë në fazat përfundimtare të negociatave, me vetëm disa detaje të vogla që ndajnë marrëveshjen nga zyrtarizimi.
Ky transferim pritet të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës në Serie A, duke konfirmuar edhe njëherë aftësinë e Tares për të goditur në tregun e lojtarëve.