Skuadra debutuese në Superligën e Kosovës, Prishtina e Re, ka vendosur që sezonin e saj historik në elitë ta zhvillojë larg kryeqytetit. Klubi ka njoftuar se ndeshjet si vendas do t’i luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, që nga tani do të shndërrohet në fole të re për bardheblutë.
“Stadiumi ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan do të jetë shtëpia jonë për edicionin 2025/26”, ka bërë të ditur klubi përmes një postimi zyrtar në Facebook.
Prishtina e Re e nisi aventurën e saj në Superligë fundjaven që lam pas, teksa në oren 16:30 të dielën pret FC Ferizajn, në atë që do të jetë jo vetëm ndeshja e parë si vendas të “shtëpisë” së re, por edhe sfida e parë elitare para tifozëve të Lipjanit – të cilët priten të krijojnë një atmosferë të zjarrtë për kampionët më të rinj të Ligës së Parë.