Sikurse xhiroja e parë, ashtu edhe xhiro e dytë e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, do të luhet në ditën e njëjtë, të shtunën.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë të ditur se edhe këtë herë, dita e shtunë do të jetë e rezervuar për duelet e Ligës së Parë.
Të gjitha nëntë ndeshjet, do të nisin në orën 16:30 kurse priten përballje interesante duke pasur parasysh skuadrat që do të luajnë njëra me tjetrën.
Megjithatë, në këtë xhiro dy ndeshje janë më interesante dhe që mund të cilësohen si derbi: Trepça ’89 – Liria që luhet në Mitrovicë dhe Feronikeli ’74 – Besa që zhvillohet në Drenas.
Përballjet tjera të xhiros së dytë, janë: Tefik Çanga – Rilindja, Vjosa – Dinamo, KEK-u – Suhareka, Vushtrria – Kika, 2 Korriku – Vëllaznimi, Istogu – Ramiz Sadiku dhe Prizreni – Trepça.