Largimi i Kristjan Asllanit nga Milano është çështje orësh, por Interi nuk ka humbur kohë dhe është futur në merkato për të plotësuar ekipin e Chivu-t duke nisur negociatat me Lens për Andy Diouf.
22-vjeçari është një lojtar premtues. Transferimi i tij në Milano pritet që të forcojnë repartin e mesit te fushës pasi ai luan si mesfuhsor mbrojtës, por edhe si një lojtar modern, i cili sulmon zonat boshe.
Eksperienca e Diuf është e konsiderueshme pasi përveç se ka qenë titullar në ekipin e tij, Lens, ai është pjesë e rregullt e Kombëtares franceze të moshave deri në 21 vjeç. Në ditët e fundit Interi është munduar shumë në ndërtimin e kësaj tratative pasi Diouf ishte një objektiv i Napolit, por në fundit duket se milanezët kanë bërë ofertën e duhur duke bindur si 22-vjeçarin dhe klubin e Lens, i cili pret të arkëtojë 25 mln euro.