Sezoni i ri i Kampionatit të Kategorisë së Parë 2025-2026 nis të shtunën, më 23 gusht, në orën 17:00, ku do të luhen katër ndeshjet e para.
Luftëtari, që rikthehet në Kategorinë e Parë do të presë Korabin në Gjirokastër. Iliria do të përballet me Laçin, një ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 17:00.
Kukësi do të presë në shtëpi Apoloninë, ndërsa Besa, një nga skuadrat favorite për tu ngjitur në elitë këtë sezon, do të luajë kundër Kastriotit. Sfida Skënderbeu-Burreli, që do të luhet në Korçë në orën 20:00 do të mbyllë ndeshjet e ditës së shtunë.
Java e parë e Kategorisë së Parë do të mbyllet të dielën me sfidën Pogradeci-Lushnja, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
