Tuesday, 5. May 2026
Sport

Publikohen përbërjet startuese të ndeshjes Drita – Differdange

GS 21/08/2025 1 Min. Lesezeit

Janë publikuar përbërjet startuese të ndeshjes mes Dritës dhe Differdanget.

Drita do të luajë me formacion 4-2-3-1. Në portë do të jetë Faton Maloku, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Blerton Sheji dhe Raddy Ovouka. Në mesfushë janë Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj. E në repartin ofensiv janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Arb Manaj. 

Differdange do të luajë me përbërje 3-4-1-2.  

Drita e kishte mposhtur Differdangen në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve këtë stinor.

Teilen: