Tuesday, 5. May 2026
Sport

Mallorca regjistron Kumbullën, mbrojtësi gati për ndeshjen kundër Celta-s

GS 22/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mallorca regjistroi të enjten Marash Kumbullën, i cili mbërriti në Ishujt Baleare me formulën e huazimit me të drejtë blereje.

Klubi spanjoll dhe Roma finalizuan gati tri ditë më parë marrëveshjen për mbrojtësin, i cili u regjistrua vetëm ditën e djeshme nga skuadra e tij e re dhe për këtë motiv do të jetë gati për të debutuar në takimin kundër Celta-s.

Të njëjtën gjë nuk mund të thuhet për Vedat Muriqin dhe Manu Morlanes-in, të cilët morën karton të kuq kundër Barcelonës dhe për këtë arsye nuk do të jenë prezent në takimin e radhës së Mallorca-s.

Teilen: