Tuesday, 5. May 2026
Sport

Ndeshje tejet interesante në xhiron e dytë të La Ligës spanjolle

GS 22/08/2025 1 Min. Lesezeit

La Liga spanjolle prite të sjellë xhiron e dytë,ku topskuadrat pritet të kenë ndeshje interesante.


Banner

Kampioni aktual Barcelona do të luaj sërish në udhëtim,ku këtë herë do të përballet kundër Levantes.

Blaugranasit do të synojnë edhe fitoren e dytë më rradhë në La Liga për të nisur një fillim të mbarë,ndërsa në anën tjetër Levante do të mundohet që të shkatojë befasi dhe të siguroj pikët e para në kampionat.

Në anën tjetër Real Madrid këtë xhiro luan në udhëtim kundër skuadrës së inkuadruar në La Liga Oveido,ku “Los Blancos”do të mundohet të shënpj fitoren e dytë me rradhë,kurse Oveido do të bëjë përpjekje që të marrë pikët e para në La Liga.

Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid në Wanda Metropolitano e pret skuadrën e Elches,kurse Athletic Bilbao në San Mames e pret Rayo Vallecanon.

Teilen: