Tuesday, 5. May 2026
Sport

Prishtina shton edhe një amerikan

GS 22/08/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti amerikan, Adrio Bailey është përforcimi më i ri te skuadra e Sigal Prishtinës.

Ekipi nga kryeqyteti, të premten e ka prezantuar Baileyn, i cili do të jetë pjesë e Prishtinës për sezonin 2025/26.

Bailey luan në pozitën tre dhe është i gjatë 1.98 centimetra, ndërsa Prishtinës i bashkohet nga ekipi Indios de San Francisco i Republikës Domenikane, ku ka luajtur me një mesatare prej 12 pikëve, 6 kërcimeve e 3 asistimeve për ndeshje.

Bailey është përforcimi i katërt i huaj te Sigal Prishtina, ekip që më herët ka zyrtarizuar edhe Kelby Kramer, Lamb Autrey e Deondre Burns.

Krahas garave vendore, Sigal Prishtina në sezonin 2025/26 do të paraqitet edhe në Ligën ENBL.

Teilen: