• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rashica flet për golin e parë të sezonit, beson në kualifikim

22/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Beshiktashi të enjten mbrëma mori rezultat pozitiv pas barazimit 1:1 në udhëtim te Lausanne, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës.

Në barazimin e skuadrës së madhe turke kontribuoi Milot Rashica. Ai shënoi në minutën e 45-të për rezultatin 1:0. Shtatë minuta para fundit, Beshiktashi pranoi gol, por kjo nuk e shqetëson futbollistin e Kosovës, që ka besimin e plotë se Beshiktashi do të luajë në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës.

“Do ta përfundojmë punën në ndeshjen kthyese. E kemi pasur posedimin e topit por u dhamë shumë mundësi kundërshtarëve. Kemi krijuar shanse, por edhe ata patën disa mundësi. Këto raste erdhën pas gabimeve tona. Kemi mundur të realizonim edhe një apo dy gola dhe ta mbyllnim ndeshjen më herët. Por ende besoj se ne do të avancojmë tutje”, ka deklaruar pas ndeshjes Rashica.

Për Rashicën ishte goli i parë i sezonit në katër ndeshje të luajtura, ndërsa në garat evropiane me fanellën “bardhezi”, ishte goli i tretë në total. Ai është kritikuar shumë së fundmi në Turqi.

“Ne duhet të përshtatemi në çdo pozitë ku na e kërkon trajnerin. Pozita ku luajta ishte ndryshe, por nuk pata probleme. Në përgjithësi, patëm lojë të mirë, përveç disa gabimeve të vogla të cilat duhet t’i përmirësojmë”, është shprehur Rashica 29-vjeçar.

Rashica me Kosovën ka zhvilluar 61 ndeshje, ndërsa ka 12 gola e 18 asistime.

Next Post

Intervista e Granit Xhakës/ “Sunderland më kujton familjen time, nisi gjithçka nga asgjëja, në të ardhmen dua të bëhem trajner!”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.