Tuesday, 5. May 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH/ Rivalitet dhe garë për ëndrrën…Superiore!  

GS 23/08/2025 1 Min. Lesezeit

Një ditë pas fillimit të “Abissnet Superiore 2025-2026”, futbolli vendas “feston” nisjen e një tjetër kompeticioni. Bëhet fjalë për Kategorinë e Parë, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizionit Shiptar, i cili do të transmetojë dy ndeshje në javë.

Për javën e parë RTSH ka përzgjedhur takimet mes Ilirisë dhe Laçit dhe atë mes Pogradecit dhe Lushnjes. Duelet në fjalë do të transmetohen respektivisht në RTSH 2 dhe RTSH Sport.

Sa i përket sezonit të ri të Kategorisë së Parë të shumta janë skuadrat, të cilat aspirojnë Superioren duke i shtuar kështu rivalitetin një kampionati nga i cili pritet shumë.

Teilen: