Tuesday, 5. May 2026
Sport

Janjeva vazhdon kontratën me Sigal Prishtinën, edhe për një sezon

GS 23/08/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti e kapiteni i Sigal Prishtinës, Muhamedali Janjeva, e ka vazhduar kontratën edhe për një sezon me bardhekaltrit.

Klubi prishtinas e bëri zyrtar njoftimin për vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollistin përfaqësues të Kombëtares.

27-vjeçari luajti me mesatare prej 6,8 pikëve, 3,9 kërcimeve dhe 1,2 asistimeve për lojë, nga 31 ndeshjet e luajtura.

Ai përfaqësoi Kosovën në gjashtë gara parakualifikuese për Botëror, duke luajtur me mesatare prej 5,7 pikëve për ndeshje.

Teilen: