Tuesday, 5. May 2026
Sport

Xhudistet kosovare shkëlqejnë në Sllovaki, tri medalje të reja për Kosovën

GS 23/08/2025 1 Min. Lesezeit

Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, xhudistet kosovare tona treguan edhe një herë talentin e tyre.

Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë, Dëbora Gjakova (-63 kg) e fitoi medaljen e bronztë dhe Estea Arifaj (-48 kg) gjithashtu me medalje të bronztë.

Xhudistja Erlule Musaj (-57kg) u rendit në vendin e pestë.

Bashkë me xhudistet ishin edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, duke i përkrahur në çdo hap drejt suksesit.

Teilen: