Tuesday, 5. May 2026
Sport

Barcelona përmbys Levanten në pjesën e dytë

GS 24/08/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona përmbysi dy gola të Levantes, për ta fituar duelin e vështirë ndaj Levantes vendëse, 2:3.

Blaugrana shënuan golin e fitores në kohën shtesë ndaj Levantes, që në pjesën e parë pati avantazh prej dy golave, megjithë dominimin e madh.

Levante befasoi kampin katalunas kur realizoi pas një çerek ore lojë, në Valencia, dule shënuar me Araquen.

Tronditja e mysafirëve vazhdoj edhe në fund të pjesës së parë, kur vendësit fituan një penallti shumë të diskutueshme, të cilën e ktheu në gol, Jose Luis Morales (45+7’).

Pedri (49’) me një gol të bukur në fillim të pjesës së dytë dhe Ferran Torres (52’) tre minuta më vonë, kthyen Barçën shpejt në lojë, duke përmbysur epërsinë e vendësve në 2:2.

Barçës i mungonte vetëm momenti vendimtar, goli i avantazhit, që nuk vinte megjithëse ekipi i Flick provoi gjithçka, madje edhe duke e futur në lojë Lewandowskin dhe me katër lojtarë me tipare sulmuese përpara.

Goli i shumëpritur erdhi në kohën shtesë falë autogolit të Elgezabal (90+1’).

Pas kësaj fitoreje në Barcelona tani ka 6 pikë, derisa Levante mbetet pa pikë.

Teilen: