Tuesday, 5. May 2026
Sport

Inter-Torino/ Baroni “zyrtarizon” transferimin e Asllanit: Vetëm burokracitë e kanë lënë jashtë ekipit!

GS 24/08/2025 1 Min. Lesezeit

Debutimi me ekipin e tij të ri në stadiumin ku luajti për dy vite është “evituar” vetëm nga burokracitë e Federatës Italiane të Futbollit. Në vigjilje të transfertës milaneze, trajneri i Torinos praktikisht “zyrtarizoi” Asllanin duke e llogaritur mes lojtarëve, të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë sfidë.

“Burokracitë kanë bërë që Asllani të mos jetë nesër në fushë. Përveç Ismajlit, të cilin e dinim që nuk do ta kishim gati për takimet e paara, edhe Kristjan Asllani humb ndeshjen me Inter-in”, tha Marco Baroni gjatë fjalës së tij.

Teilen: