Monday, 4. May 2026
Sport

Denoncimi i Juves: Fyerje raciste ndaj McKennie

GS 25/08/2025 1 Min. Lesezeit

“Në fund të ndeshjes kundër Parmës, Weston Mckennie u përball me thirrje diskriminuese dhe raciste nga disa persona në seksionin e miqve, ndërsa po stërvitej në fushë me shokët e skuadrës që nuk kishin marrë pjesë në ndeshje”, raportoi Juventusi në një postim në profilin e tyre X.

“Juventusi e dënon me forcë këtë episod dhe çdo manifestim të racizmit dhe do të garantojë bashkëpunimin e plotë me organet e drejtësisë sportive në identifikimin e atyre që janë përgjegjës”, shtoi klubi bardhezi. Mesfushori amerikan u ofendua nga një grup tifozësh të Parmës që mbetën në seksionin mik pas ndeshjes, të cilën bardhezinjtë e Tudorit e fituan me rezultatin 2-0 falë golave ​​të David dhe Vlahovic.

Teilen: