• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

25/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një lojtar më pak në fushë, në një sfidë të luftuar shumë edhe për faktin që Alexander Isak po lidhej me një kalim te Liverpooli, Newcastle United ishte shumë afër përmbysjes së madhe, por në minutën e 10-të shtesë, “Reds”,  triumfuan 2:3, në stadiumin “St. James’s Park”.

Rivaliteti i madh ndërmjet Newcastle e Liverpool u rrit shumë, pas synimit të ekipit nga Anfield, që e kërkoi suedezin Isak.

Kjo bëri që ndeshja e së hënës të kishte shumë tensione, me 19 ndërhyrje, dhe një karton i kuq, për faullin e ashpër të Anthony Gordon, që la vendësit me një lojtar më pak në fushë.

Mysafirët kaluan në epërsi pas 35 minutave lojë, përmes Gravenberch që shënoi një gol të bukur.

Epërsinë fizike të një lojtari më shumë, Liverpooli e shfrytëzoj duke shënuar golin e dytë me Hugo Ekitike, në start të pjesës së dytë.

U mendua se kjo ndeshje do t’i takojë ekipit të Arne Slot, por pjesa e dytë foli vetëm në favor të “Laraslave të zeza”.

Bruno Guimaraes shënoi për 1:2 pas gati një ore lojë, derisa barazimin e solli William Osula, në minutën e 88-të.

Në shtesë, Rio Ngumoha shënoj për fitoren e dytë të Liverpoolit në dy javët e para.

Next Post

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.