Monday, 4. May 2026
Sport

Foda publikon listën të premten

GS 26/08/2025 2 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda këtë javë do ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Në fakt, Foda do ta zbulojë listën e tij të premten për duelet me Zvicrën dhe Suedinë që i takojnë kualifikimeve për Botërorin 2026.

Kosova më 5 shtator luan në udhëtim ndaj Zvicrës dhe më 8 shtator përballet në shtëpi me Suedinë, ndërsa grumbullimi i “Dardanëve” do të nis të hënën.

Pjesë e listës së selektorit Foda, pritet të jenë edhe dy ardhjet e reja, mesfushorët Leon Avdullahu e Veldin Hoxha.

Avdullahu është pjesë e skuadrës së Hoffenheimit kurse Hoxha luan për ekipin e Rubin Kazanit.

Në grumbullimin e shtatorit, do të mungojë Vesel Demaku që do të mungojë rreth tre muaj pas operimit që erdhi si pasojë e lëndimit të klavikulës.

Mesfushori Veseli në muajin mars debutoi me “Dardanët” dhe deri më tani ka tri paraqitje.

Kosova nis ciklin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm pas një serie prej pesë fitoreve në pesë ndeshjet e fundit, dy në miqësore dhe tri në kuadër të Ligës së Kombeve.

Teilen: