• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muja largohet nga Samsunspori, kthehet në Belgjikë

26/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i krahut, Arbnor Muja po ndahet me skuadrën e Samsunsporit, e cila me këtë lëvizje krijon hapësirë për të liruar kuotën e lojtarëve të huaj.

Mediumet në Turqi, kanë raportuar se Muja pritet të vazhdojë karrierën në Belgjikë edhe pse ndihmoi Samsunsporin për të siguruar një vend në Ligën e Evropës për këtë sezon.

Samsunspori po kërkon të lirojë vend për lojtarë të huaj pasi po synon të bëjë përforcime para mbylljes së afatit kalimtar, ndërsa Muja veçse ka kërkuar largimin nga ekipi.

Ai thuhet se ka marrëveshje në parim me një ekip nga Belgjika, emri i të cilit nuk është bërë public dhe pritet të prezantohet së shpejti.

26-vjeçari e njeh kampionatin belg, pasi luajti për gati dy sezone te Antwerpi, ekip me të cilin ka fituar titullin e kampionit, Kupën e Superkupën e Belgjikës, si dhe ka luajtur në Ligën e Kampionëve.

Muja në shkurt të vitit të shkuar u transferua te Samsunspori nga Antwerpi dhe me ekipin nga Turqia ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai ka edhe 5 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa ka luajtur edhe për Dritën, Skënderbeun, Trepçën ’89 e Trepçën.

Next Post

Ancelotti për Neymar: Nëse do shpjegime, mund të më telefonojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.