Monday, 4. May 2026
Sport

Arlind Ajeti përzgjidhet në formacionin e javës në Turqi

GS 26/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është përzgjedhur në formacionin e javës në Ligën e Parë turke.

31-vjeçari ishte protagonist në fitoren 3-1 të Bodrum FK përballë Sakaryaspor (sfidë e vlefshme për javën e tretë të kampionatit), duke shënuar golin e përmbysjen (golin e dytë të skuadrës ë tij) në minutën e 60-të. Taulant Seferi shënoi golin e tretë për vendasit në atë takim.

Ajeti është përzgjedhur në formacionin e javës nga faqja e specializuar Sofascore dhe është vlerësuar me notën 7.8.

Teilen: