Monday, 4. May 2026
Sport

Sylvino bën publike listën të premten

GS 27/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sikurse selektori i Kosovës, Franco Foda ashtu edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho do ta bëjë publike listën të premten.

Tashmë është përcaktuar programi i Kombëtares shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do t’i kenë dy ndeshje, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe duelin kualifikues për Botërorin 2026 kundër Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të ftuar nga Sylvinho do të bëhen të premten, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e selektorit të Shqipërisë.

Shqipëria grumbullimin për ndeshjet e muajit të ardhshëm, e nis zyrtarisht më datën 1 shtator.

Shqipëria më 4 shtator në stadiumin “Europa Point” do të ketë miqësoren ndaj Gjibraltarit që nis në orën 18:00.

Ndërsa, përballja Shqipëri – Letoni, që i takon kualifikimeve për Botërorin 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë më 9 shtator prej orës 20:45.

Teilen: