Haalanda ndryshon, jo ekipin e tij, meqenëse është sezon transferimesh, por… mbiemrin! Sulmuesi i Manchester Cityt dhe i kombëtares norvegjeze ka vendosur t’i shtojë fanellës së Norvegjisë mbiemrin e nënës së tij, Gry Marita Braut. Haaland, nga ana tjetër, është mbiemri i babait të tij, Alf-Inge Haaland. Në realitet, fenomeni norvegjez njihet tashmë si Erling Braut Haaland, por deri më tani, vetëm njëri nga dy mbiemrat është shfaqur në fanellat e ekipit të tij.
Ndryshimi do të bëhet duke filluar me ndeshjet e ardhshme tw Norvegjisë, të cilat do të jenë pjesë e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Norvegjia deri më tani ka fituar katër nga katër ndeshjet e para, përfshirë një fitore 3-0 kundër Italisë që i vuri në telashe tw kaltwrit. Ndeshja e kthimit Itali-Norvegji, e cila do të vendosë shumw se kush do të kalojë grupin, do të jetë më 16 nëntor në San Siro.