• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëndohet Jashari, mungon ndaj Lecces

28/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Ardon Jashari nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës vikendi në Serie A, ndonëse ishte parashikuar të startonte prej fillimit.

Milani, të premten prej orës 20:45 përballet në udhëtim me Leccen, ndeshje kjo që i takon xhiros së dytë të kampionatit italian.

Për këtë ndeshje, trajneri Massimilano Allegri nuk do ta ketë në dispozicion mesfushorin Jashari, i cili është lënduar në stërvitjen e fundit.

“Jashari është një futbollist i fortë dhe premtues, por për fat të keq në stërvitjen e paradites është lënduar pas një përplasje me Gimenezin dhe nuk do të jetë kundër Lecces”, është shprehur Allegri.

Jashari në këtë afat kalimtar iu bashkua Milanit nga Brugge për 38 milionë euro dhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni, të cilën Milani e humbi 2:1 nga Cremonese nuk ishte startues.

Ai u inkuadrua ndaj Cremoneses në minutën e 74-të, duke e zëvendësuar kroatin Luka Modriq.

Pas këtij lëndimi, Jashari mbetet në dyshim edhe për ndeshjet e Zvicrës ndaj Kosovës e Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

 

Next Post

Partizani prezanton blerjen e re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.