Monday, 4. May 2026
Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, Vardy drejt Cremoneses

GS 28/08/2025 1 Min. Lesezeit

Jamie Vardy i ka thënë po Cremoneses. Sulmuesi 38-vjeçar, i cili luajti një rol kyç në triumfin historik të Leicesterit të Claudio Ranierit në Premier League në vitin 2016, (aktualisht është lojtar i lirë pas largimit nga “dhelprat”), e ka pranuar sfidën dhe është gati të bashkohet me klubin italian.

Negociatat janë drejt përfundimit – detajet e kontratës ende nuk janë finalizuar – pas një video-telefonate shumë pozitive midis dy palëve të mërkurën. Lojtari pritet të zbarkojë në Itali së shpejti.

Disa ditë pas rënies së klubit në Championship, Vardy njoftoi largimin e tij nga Leicester. Sulmuesi anglez ka shënuar 143 gola në kampionat dhe është i 15-ti në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Teilen: