Monday, 4. May 2026
Sport

Europa League në RTSH, shorti dhuron sfida interesante

GS 29/08/2025 1 Min. Lesezeit

Gjithçka është gati për edicionin e ardhshëm të Europa League, ku marrin pjesë 36 ekipe, që do të synojnë trofeun e fituar vitin e kaluar nga Tottenham.

Shorti në Monte Karlo ka përcaktuar tetë ndeshjet në grupin e vetëm, katër në shtëpi dhe katër jashtë: ndeshjet fillojnë më 24 dhe 25 shtator, duke kulmuar me finalen në Stamboll më 20 maj.

Shorti ka dhuruar disa përballje interesante si Roma-Lille, Celtic-Roma, Porto-Rangers apo Feyenoord-Aston Villa.

Një nga ndeshjet më interesante të javës do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.                  

Teilen: