Monday, 4. May 2026
Sport

Daku realizon dy gola në barazimin e Rubin Kazanit

GS 30/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka shkëlqyer të shtunën te Rubin Kazani.

Daku i shënoi të dy golat në barazimin 2:2 me Orenburgun, në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë tē elitës ruse.

Daku ia kushtoi golat gjyshit të ndjerë, duke zbuluar një fanellë me fotografi të tij bashkë me gjyshin që i vdiq ditë më parë.

Në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon në kampionatin e Rusisë, Daku ka realizuar deri më tani 6 gola.

 

 

Teilen: