Monday, 4. May 2026
Sport

Partizani e Teuta, barazim i “varfër”

GS 30/08/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani e Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në javën e dytë të “Abissnet Superiore”, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.

Në “Arena e Demave” mundësitë për shënim pothuajse munguan për të dyja skuadrat, bënë shumë pak për të krijuar aksione të rrjedhshme, për të shkuar drejt finalizimit.

Në fund barazimi 0-0 kënaqi të dyja skuadrat, me Partizanin që ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Teuta ka vetëm një pikë me një ndeshje të luajtur(ishte pushim në javën e parë për shkak të impenjimit të Dinamos në Evropë).

Teilen: