Monday, 4. May 2026
Sport

Derbi në Ferizaj e Gjilan

GS 31/08/2025 1 Min. Lesezeit

Sot, nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës, e cila përfundon të hënën.

Megjithatë, shumica e ndeshjeve do të luhen gjatë ditës së sotme, me duelin Llapi – Drita, i cili është në program të hënën prej orës 16:30 në Podujevë.

Sa i përket dueleve të së dielës, të gjitha janë interesante por do të veçohen dy prej tyre, njëri në Gjilan dhe tjetri në Ferizaj.

Gjilani – Prishtina dhe Ferizaj – Ballkani, janë derbit që do të tërheqin vëmendjen e adhuruesve të futbollit kosovar.

Si Gjilani ashtu edhe Ballkani, janë në kërkim të fitores së parë në këtë sezon, ndërsa Prishtina e Ferizaj po synojnë të marrin pikët e plota në ndeshjen e tretë rresht për të vazhduar të mbajnë kreun e tabelës.

Edhe Malisheva që ende nuk di për fitore këtë sezon, luan në shtëpi kundër skuadrës së Dukagjinit, ndërsa në Skenderaj do të përballen Drenica me Prishtinën e Re.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, startojnë në orën 16:30.

Teilen: