Monday, 4. May 2026
Sport

Ramadani humbet ndeshjet e kombëtares, Leçe tregon arsyen

GS 31/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares, ndonëse u grumbullua nga trajneri Silvinjo për sfidat kundër Gjibraltarit dhe Letonisë.

Nuk ka akoma një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit, por është klubi i tij, Leçe, që me anë të një komunikate në faqen zyrtare njofton se mesfushori do të humbasë dy sfidat e radhës të Shqipërisë.

“U.S. Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani nuk do të thirret në ekipin e tij kombëtar për shkak të një një problemi në laring”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Kujtojmë që Ramadani edhe para një viti mungoi disa ndeshje në kampionatin italian për shkak të këtij problemi, që duket se është rikthyer.

Teilen: