Monday, 4. May 2026
Sport

E konfirmon dhe FSHF, Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

GS 31/08/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit: mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.

“Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Teilen: