Monday, 4. May 2026
Sport

Gruda ia siguron fitoren Brightonit ndaj Cityt

GS 31/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar, Brajan Gruda ia ka siguruar fitoren skuadrës së Brightonit në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Të dielën, Brightoni triumfoi 2:1 ndaj Cityt në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së tretë të Premier Leagues.

Për Brightonin, kjo është fitorja e parë këtë sezon kurse City regjistroi humbjen e dytë rresht kampionale.

Gruda në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 61-të, ndërsa Brightonit ia siguroi fitoren në minutën e 89-të me supergolin e shënuar.

Për Grudën, ky është goli i parë këtë sezon në Premier League, ndërsa një gol tjetër dhe një asistim e ka edhe në Kupë.

Teilen: