• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Brajan Gruda firmos humbjen e Manchester City-t

31/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City pëson humbjen e dytë radhazi në javën e tretë të Premier League (pas asaj kundër Tottenham). Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertë nga skuadra e Brighton.

Qytetarët e nisën mjaft mirë sfidën dhe në minutën e 34-ët arritën të kalojnë në avantazh me anë të Haaland. 1-0, rezulta që mbylli pjesën e parë.

Pas pjesës së parë, intensiteti i ekipit të Guardiolës ra, ndërsa vendasit e rritën ritmin dhe në minutën e 67-të barazuan rezultatin falë një penalltie të shndërruar në gol nga James Milner. City u lëkund, ndërsa Brighton u shfaq i sigurt dhe i guximshëm. Në minutën e 89-të, ekipi vendas kompletoi rikthimin, me Mitoma që dha asistin për golin e 2-1 që mban firmën e Brajan Grudës, me vlerë tri pikë.

Brighton siguroi fitoren e parë të sezonit, duke u ngjitur në katër pikë, ndërsa Manchester City mbeti i bllokuar në tre.

Next Post

Juventusi arrin marrëveshje me Lillen për Zhegrovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.