Monday, 4. May 2026
Sport

Llapi zyrtarizon Hysenin

GS 31/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit ka kthyer sulmuesin Muhamet Hyseni, i cil pritet të debutojë të hënën kundër Dritës.

Llapi ka bërë të ditur se Hyseni është huazuar deri në fund të këtij sezoni nga skuadra e Danimarkës, AC Horsens.

“Golashënuesi më i mirë i Superligës 2023/24 me 26 gola, pjesë e formacionit të vitit dhe Kombëtares së Kosovës, ka zgjedhur të rikthehet në ekipin e zemrës, ndonëse kishte oferta të shumta edhe nga klube të tjera” ka shkruar Llapi.

Teilen: